Shoqata e kritikëve të artit “AIKA Maqedoni” shpall konkurs për projekt hulumtues në fushën e kritikës së artit në vendin tonë.
Çmimi synon të ofrojë mundësi për reflektim mbi trajtimin dhe pozicionet e kritikës së artit sot dhe mbi shkrimin kritik për fenomenet dhe tendencat në artet pamore bashkëkohore dhe teorinë e artit.
Mungesa e kritikës së shkruar dhe nevoja për afirmimin e veprimit kritik në kontekstin e artit bashkëkohor është nxitja bazë për këtë konkurs. Konkursi është i hapur për projekte që do të njohin kritikën e artit si disiplinë praktike që interpreton teorikisht prodhimin aktual artistik dhe nis artikulimin e tij në kontekstin e prodhimeve artistike bashkëkohore.
Çmimi mban emrin e Lladisllav Barishiq (1941-1991), kritik dhe historian arti, i cili ishte aktiv në gazetarinë e artit në periudhën 1972-1986. Ai është autor i teksteve në të cilat qëndrimi kritik ndaj një ngjarjeje të caktuar kulturore dallohej kryesisht nga rezistenca ndaj opinionit apriori të qenësishëm në dogmat e kohës në të cilën ai krijoi.
Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë historianët e artit, kritikët, teoricienët, studiuesit ndërdisiplinorë dhe profilet e tjera të autorëve kreativë të lidhur me artet figurative dhe pamore në Maqedoni (përveç anëtarëve të Këshillit të Drejtorëve të “AIKA Maqedoni”). Kandidatët duhet të jenë shtetas të vendit tonë ose shtetas të huaj që jetojnë dhe punojnë këtu prej më shumë se një viti.
Çmimi është në vlerë bruto prej 30.000 denarë dhe do të vendoset nga juria eksperte prej tre anëtarë.
Konkursi është i hapur nga data 30 maj dhe zgjat deri më 30 qershor 2024.
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
– përshkrim të projektit të propozuar dhe metodologji të realizimit të tij (jo më shumë se 1500 fjalë);
– CV e kandidatit (ose nëse është grup studiuesish, individualisht të të gjithë anëtarëve të hulumtimit).
Projekti i shpërblyer duhet të përfundojë deri në fund të dhjetorit 2024, para simpoziumit vjetor të “AIKA Maqedoni” ku do të prezantohet realizimi i shpërblyer.
Hulumtimi do të publikohet në ueb portalin e “AIKA Maqedoni”.
Fituesi i çmimit do të njoftohet jo më vonë se data 10 korrik 2024.
Materialet duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme: aicamacedonia@gmail.com.
Projekti realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës së RMV-së.