“Me dashuri për Toshen” titullohet manifestimi që do të mbahet më 5 tetor në ora 19:00 në pllajën para Shtëpisë Përkujtimore kushtuar yllit të muzikës maqedonase Toshe Proeski në Krushevë.
Për herë të parë, Krusheva do të presë të gjithë miqtë muzikorë të Toshes, të cilët do të performojnë disa nga hitet e tij të përjetshme. Në koncert do të performojnë Karolina Goçeva, Beni Shaqiri, Jelena Tomaseviq, Bojan Maroviq, Dani Dimitrovska, Gjoko Tanevski, Martinijan Kirilovski, Kristina Arnaudova, Joce Panov, Vlatko Gruevski, Omar Xhaferoski dhe Biljana Josifov.
Ata do të performojnë të shoqëruar nga Orkestra Kamerike e Manastirit, nën udhëheqjen e Vladimir Dimovskit dhe Bendin e Toshes.