Kostadinovska-Stojçevska në Kumanovë: Komedia na ndihmon që t’i afrohemi realitetit nga një tjetër këndvështrim

од admin_kult

„Të gjithë e dimë se është e vështirë të bësh një person për të qeshur, është e vështirë të shkaktosh të qeshura sidomos në këtë kohë kur askush nuk qesh. Por komeditë janë shkruar edhe në kohët më të tmerrshme për njerëzimin, sepse e qeshura është ajo që e mban shpirtin të shëndetshëm. E qeshura na mundëson t’u qasemi sfidave të përditshme nga një anë tjetër. Nevojën për atë pushim nga përditshmëria e tregoi edhe   interesimi i audiencës për edicionin e sivjetshëm të Ditëve të Komedisë”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në hapjen e edicionit përvjetor të 25-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Kumanovë.

Në fjalimin e saj para publikut të madh në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, Kostadinovska-Stojçevska theksoi se ky qytet e ka traditën e vet të shakasë dhe kujdesit të komedisë siç ka qenë në fillim – të tregojë histori me fund të lumtur, ose të këndojë, të gëzuar.

„Me këtë festival, i cili ka 25 vite që po rritet seriozisht, mijëra audiencë gëzohen dhe argëtohen, por edhe imagjinojnë, sepse komeditë nuk janë vetëm argëtim, ato shpesh na paralajmërojnë dhe na japin vështrim tjetër të realitetit”, tha ministrja e Kulturës.

Kostadinovska-Stojçevska, duke e uruar fituesin e sivjetshëm të çmimit për jetë të jetës „Vasil Iljoski”, falënderoi aktorin Blagoj Çorevski, duke shtuar se ai me shpirtin e tij gazmor, me të gjitha rolet dramatike dhe komike që ka luajtur, është pjesë e buzëqeshjes sonë kolektive.

Festivali „Ditët e komedisë” u hap me shfaqjen  „Jetë private” në Teatrin e qytetit të Vinkovci, Kroaci, ndërsa në ditët në vijim Qendrën e Kulturës „Trajko Prokopiev” në Kumanovë në repertor do të performohen shfaqjet nga teatrot e Maqedonisë, Serbisë dhe Bullgarisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе