Koncerti i „Tanec“ në Probishtip

од admin_kult

Ansambli i këngëve dhe valleve popullore „Tanec“ sot (30 mars) në ora 20 do të mbahet koncert në Shtëpinë e Kulturës në Probishtip. Ky koncert është pjesë e serive të koncerteve të titulluara „Miniatura origjinale“.

Përmes këtij cikli koncertesh, publiku do të mund që të njoh perlat origjinale që  me vite i ka dëgjuar në suaza të koreografive antologjike të „Tanec“, ato janë vallet si Adana,Toska,Petrunino,Glluvonemo,Trçenica,Sitna Lisa, por ato të mira folklorike të cilat na vendosën në kartën botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESKO, vallja jonë e dehur Kopaçka dhe këndimi dyzërësh tipik mashkullorë nga Pollogu i poshtëm- informojnë nga „Tanec“.

Nga ky Institut Kombëtar, shtojnë se projekti „Miniatura origjinale“ është paraparë si karavan skenik-edukativ nëpër disa qytete të vendit, me të cilin ansambli kthehet drejt burimeve, respektivisht drejt bisqeve nga të cilët del repertoari i asnamblit „Tanec“.

Ky koncert përkujtues i  shtresave më të vjetra të muzikës dhe folklorit muzikor-skenik maqedonas do të realizohet nga një formacion adekuat interpretues tradicional, i përbërë nga valltarë dhe muzikantë më të mirë të instrumenteve origjinale maqedonase nga stafi i IK “Tanec” – theksuan nga “Tanec”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе