Këtë të enjte, me fillim nga ora 20:00, Orkestra e Filarmonisë do të mbajë koncertin tradicional me rastin e Shën Valentinit, me titull “Dashuri, pasion – flamenko!”. Dirigjent është Kristian Vasqez nga Venezuela ndërsa si soliste do të performojë interpretuesja e flamenkos Marina Heredia nga Spanja. Programi përfshin vepra nga Lorca, De Falla dhe Ginastera.
Siç informojnë nga Filarmonia, këtë vit koncerti tradicional me rastin e Shën Valentinit i kushtohet formës së jashtëzakonshme spanjolle të kërcimit, këngës, performancës instrumentale – flamenkos unike dhe gjithmonë emocionuese.