Ansambli Nacional “TANEC” nesër (19 prill) me fillim nga ora 20:00 do të mbajë koncertin për pashkët në Operën dhe Baletin Nacional në Shkup. Koncerti quhet “Është Pashkë, është Shën Gjergji” dhe mbahet në vitin kur “Tanec” feston 75 vjet nga themelimi i tij.
“Në koncert do të performojë i gjithë ansambli – kori, orkestra, solistët dhe aktorët dhe do të shfaqet program luksoz, në të cilin pjesa qendrore i kushtohet ardhjes së pranverës”, thonë nga “Tanec”.
Koncerti do të jetë multimedial, ndërsa publiku do të mund të përcjellë premierën e koreografisë së re “U livadu” të autorëve Jovica Blazhevski dhe Sashko Mitev. Do të transmetohet video interludë tematike e etnomuzikologes Branka Kostiq-Markoviq, për realizimin e së cilës janë shfrytëzuar materiale nga arkivi i MRT-së, Instituti Folklorik “Marko Cepenkov” nga Shkupi dhe Muzeu i Maqedonisë.