Orkestra Filarmonike, nesër e enjte 24.11.2022. me fillim nga ora 20:00 do të mbajë koncertin me titull “Azno”, me të cilin do të shënojë 78 vjet nga themelimi i institucionit.
Në koncertin e ditëlindjes si solist do të performojë Kiril Trusov, njëri prej violinistëve më të mirë të skenës muzikore botërore për momentin, ndërsa soliste do të jetë edhe oboisti maqedonas Gordana Josifova Nedelkovska. Dirigjent është maestro Borjan Tsanev, kurse programi përfshin vepra të Johan Sebastian Bah, Maks Bruh dhe P.I. Çajkovski.