Për nder të dirigjentit dhe kompozitorit maqedonas Aleksandar Xhambazov, orkestra e revistës së Ljupço Mirkovskit në mbrëmje në skenën e Dolni Saraj do të mbajë koncertin “Muzika e Aleksandar Xhambazov”, në kuadër të edicionit të 62-të të festivalit “Vera e Ohërit”.
Solistë të mbrëmjes do të jenë pianisti Boban Mirkovski, sopranoja Nade Talevska dhe tenori Gjorgji Cuckovski, nën dirigjentin e Ljupço Mirkovskit. Para të pranishmëve ata do të interpretojnë kompozime të njohura të Maestro Xhambazov.
Me koncertin kushtuar maestro Xhambazovit, “Vera e Ohërit” do të përmbyllet programi muzikor të edicionit të 62-të të këtij viti.
Festivali do të mbyllet solemnisht nesër me shfaqjen teatrale “Xha Vanja” nga Anton Pavloviç Çehov, me regji të Egon Savin dhe interpretim të Teatrit të Dramës Jugosllave-Beograd, Serbi.