Me datë 14.12.2024, me fillim nga ora 19:00, në qendër të fondacionit “Rumeli Turkleri Vakfi – RUTEV” në Fatih të Stambollit, do të mbajë koncertin e shoqërisë kulturore artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.
Ngjarja është pjesë e programit vjetor të Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Stamboll.
SHKA “Xheladin Zeqiri” është një nga ansamblet folklorike më domethënëse, me histori mbi 70 vjeçare në ruajtjen dhe afirmimin e kulturës, traditës dhe zakoneve shqiptare nga Maqedonia. Me performancat e tyre, jo vetëm që mbajnë gjallë traditën, por edhe fitojnë zemrat e publikut në mbarë botën, nga skenat lokale e deri te festivalet ndërkombëtare. Performanca në Stamboll do të jetë mundësi për publikun që të shijojë shkëlqimin e muzikës tradicionale, koreografitë dhe kostumet që kapin pasurinë e folklorit.