Koncert i Ansamblit “Elias Lladino” dhe kuartetit të harqeve “Emilios Riadis” në  festivalin “Vera e Ohrit”

од admin_kult

Dita e dhjetë e programit të sivjetshëm “Vera e Ohrit” do të ofrojë dy përmbajtje interesante muzikore, me koncertet e ansamblit “Elias Lladino” dhe mbrëmjen greke, ku përfshihet koncerti i kuartetit “Emilios Riadis”.

Koncerti i parë është nga ora 19:00 në oborrin e kishës së “Shën Sofjës”, me paraqitjën e ansamblit “Elias Lladino”, i përbërë nga Dan Elias – klarinetë, Marko Brehm – kontrabas, Skot Villson – ud dhe kanun dhe Kejsi Bond – darabukë.

Që nga viti 1976, ansambli ka interpretuar muzikë sefardike në koncerte dhe festivale në të gjithë botën.

Koncerti i dytë është i rezervuar për mbrëmjen greke me paraqitjën e kuartetit “Emilios Riadis” nga ora 21:00, në kishën e “Shën Sofjës”.

Dashamirët e muzikës do të kenë mundësinë të dëgjojnë vepra nga Emilios Riadis, Janis Konstantinidis, Konstantinos Grigoriou, Nikos Skallkotas dhe nga F. Mendellson.

Kuarteti i harqeve “Emilios Riadis” i përbërë nga artistët Andreas Papanikolaou – violinë, Giorgos Kujumzoglu – violinë, Aleksandra Vollci – violë dhe Lila Manolla në violonçel, është në skenën e muzikës së Odës për më shumë se 17 vite. Ajo u formua në vitin 2005 nga muzikantë të Orkestrës Simfonike të Selanikut.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе