Më 26 qershor, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit nacional do të mbahet një koncert gala baleti në kuadër të festivalit “Vera e Shkupit” 2024.
Në koncert do të performojnë premierat, solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit nacional, të drejtuar nga Bisera Çadllovska, me regji të Ollga Pango dhe Dejan Proshev. Koncert-master është Kliment Todoroski ndërsa repetitorë janë Goran Bozhinov, Aleksandra Mijallkova, Sasha Evtimova, Dafina Danilloska Koçevska, Vasill Çiçiashvili dhe Natasha Josifovska.
Koncerti gala i baletit do të përfshijë veprat më të bukura të baletit, si “Liqeni i Mjellmave” nga P. I Çajkovski, “Don Kishoti” nga L. Minkus, “Bukuroshja e fjetur” nga P. I Çhaijkovski, “Arrëthyesja” nga P. I Çhajkovski, “Rajmonda” nga A. Glazunov dhe shumë të tjerë.