Komuna e Kriva Pallankës do të jetë organizatore e manifestimit “Qyteti i Kulturës” në vitin 2024, ka vendosur komisioni pas konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës, i cili është publikuar në Portalin nacional për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, në këtë konkurs ka aplikuar edhe Komuna e Velesit.
Pas vlerësimit të aplikacioneve, dhe në përputhje me prioritetet, kriteret dhe matësit e kërkuara në konkurs, komisioni i ekspertëve i përbërë nga punonjës të Ministrisë së Kulturës vlerësoi se Komuna e Kriva Pallankës ka program të pasur,e cila ofron koncept programor të qëndrueshëm, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve relevant vendas dhe të huaj.
Komuna e Kriva Pallankës do të vë në funksion kapacitetet infrastrukturore dhe njerëzore dhe do të mundësojë përmbajtje kulturore gjatë gjithë vitit, si dhe lidhje ndërkombëtare dhe bashkëpunim në kulturë. Programi përmban 55 projekte nga të gjitha aktivitetet, të cilat nënkuptojnë qasshmërinë e kulturës për të gjithë në Komunë dhe pjesëmarrjen e shumë artistëve dhe autorëve të rinj vendas.
Manifestimi do të fillojë në mars dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit.
Manifestimi “Qyteti i Kulturës” filloi të realizohet në vitin 2004 me qëllim krijimin e kushteve për zhvillim të ekuilibruar kulturor, qasshmërinë e vlerave kulturore për qytetarët, si dhe ringjallje të kulturës në nivel lokal. Në konkurs marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunave në qytetin e Shkupit.