Në Strumicë përfundoi edicioni i 60-të i Kolonisë Ndërkombëtare të Artit të Strumicës, ku artistë nga vendi dhe jashtë saj krijuan dyzet vepra të reja.
Sipas Aleksandar Filevit, udhëheqës i Galerisë së Arteve, 20 artistë nga Rumania, Turqia, Greqia, Serbia dhe Maqedonia punuan në vaj dhe akril në pëlhurë, skulpturë druri, fotografi dhe mozaik. Në kuadër të Kolonisë punoi për të 30-tën herë edhe punishtja e mozaikut, ku u krijuan dy vepra të reja.
Deri më tani në Koloninë Ndërkombëtare të Artit në Strumicë kanë marrë pjesë 1600 artistë, duke krijuar mbi 2800 vepra.
Veprat e sivjetme të Kolonisë Ndërkombëtare të Artit të Strumicës, tradicionalisht do t’i prezantohen publikut më 11 shtator, Ditën e Çlirimit të Strumicës.