Në skenën e vogël në Teatrin e Dramës, sot dhe nesër (20 dhe 21 dhjetor) në ora 20:00 do të shfaqet premierë shfaqja “Jeta fillon për ne” me regji të Dejan Projkovskit.
Shfaqja është bazuar në tekstin dramatik “E drejte”” të autorit hungarez Gjergj Spiro. Në rolet luajnë Biljana Dragiqeviq Projkovska dhe Nino Levi.
Kostumografe është Marija Pupuçevska, autor i muzikës është Goran Trajkovski. Asistent regjisor është Damjan Dimovski, përkthimi është i Maja Brazhanska, ndërsa punimi i posterit dhe video është i Stojan Stojanovski.
Shfaqja mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.