Janë shpallur konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori”

од admin_kult

Ju njoftojmë se sot janë shpallur konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2024.

Çmimi shtetëror “11 Tetori” jep vlerësimin më të lartë për veprën jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe në veprimtari të tjera me interes publik të shtetit. Çmimi u jepet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve nga vendi.

Me çmimin shtetëror “22 Nëntori” u jepet mirënjohje personave nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në vendin tonë që kanë kontribuar në promovimin e bashkëjetesës ndërpersonale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.

Konkurset për çmimet shtetërore “11 Tetori” dhe “22 Nëntori” për vitin 2024 zgjasin nga 1 maji deri më 31 maj 2024.

Konkurset janë publikuar edhe në faqen e Ministrisë së Kulturës në linqet e mëposhtëm:

Çmimi shtetëror “11 Tetori“ – https://kultura.gov.mk/wp-content/uploads/2023/10/odluka-3.pdf

Çmimi shtetëror “22 Nëntori” – https://kultura.gov.mk/22-%d0%bd%d0%be%d0%b5%d0%bc%d0%b2%d1%80%d0%b8/

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе