Një nga themeluesit e artit të skulpturës maqedonase Dragan Poposki – Dada ndëroi jetë në moshën 88 vjeçare.
Telegramë ngushëllimi deri tek familja e Dragan Poposki – Dada,dërgoi ministrja e Kulturës Irena Stefoska.
Krijimtaria e njeriut të madh,pedagogut dhe artistit modern,Mjeshtrit i cili i jepte formë “Sivecit” nga Prilepi, në vepra miniaturë ose monumentale,të cilat mbeten një trashëgimi e paçmuar për artin bashkëkohor maqedonas,duke caktuar një periudhë të rëndësishme në zhvillimin dhe afirmimin e shprehjes skulpturore bashkëkohore maqedonase,thuhet në telegramën ngushëlluese.
Poposki – Dada është i lindur në Prilep,në vitin 1933,ndërsa Akademinë e Arteve e mbaroi në vitin 1961, dhe studimet posdiplomike në vitin 1964 i mbaroi në Beograd.Punoi si profesor në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup.Nga viti 1965 ka realizuar disa ekspozita vetanake dhe ka marrë pjesë në prezantime të shumta në grupe brenda dhe jashtë vendit.Është autor i disa veprave monumentale dhe fitues i disa çmimeve,ndër të cilat në vitin 1981,fitues i çmimit më të lartë shtetëror “11 Tetori”.
Ekspozita e tij e fundit ishtë në vitin 2018 në Hamamin e Daut pashës.