Opera “Palaçot” nga Ruxhero Leonkavalo më 30 shtator do të shfaqet premierë në OBN

од admin_kult

Në sallën e Operës dhe Baletit Nacional (OBN) të enjten më 30 shtator,do të shfaqet premiera e shfaqjes së operës “Palaçot” nga Ruxhero Leonkavalo.

Premiera e kësaj shfaqjeje për herë të fundit është interpretuar më 27 shkurt të vitit 2001,ndërsa shfaqja e fundit është shfaqur më 10 prill të vitit 2010.

Regjisor i operës është Dean Proshev,ndërsa orkestra do të jetë nën dirigjim të Bisera Çadloska.Kostumograf i shfaqjes është Nikola Buleski,skenografia është nga Ilina Angelovska,ndërsa koreograf është Olga Pango.

Në shfaqje do të marrin pjesë solistët: Gjorgji Cuckovski,Dëshira Ahmeti – Kërliu,Goran Naçevski,Dean Stoev dhe Riste Velkov.Gjithashtu do të performojnë kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.Ngjarja do të zhvillohet sipas protokolleve të parapara me situatën momentale të shkaktuar nga pandemia KOVID – 19-të,për zhvillimin e ngjarjeve,të miratuara nga Komisioni për sëmundje infektive.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе