Kushtet në historiografinë maqedonase dhe mundësitë për bashkëpunim me historianët kroatë ishin temat për të cilat historianët maqedonas Petar Todorov dhe Ana Çupeska patën prezantimet e tyre në podium në kuadër të edicionit të 11-të të Festivalit të Historisë “Kliofest”, i cili mbahet nga 6 deri më 16 maji në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb.
Siç informoi Natalija Popovska, drejtoreshë e Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Zagreb dhe mikpritëse e forumit, historianë maqedonas nga aspekte të ndryshme, historike dhe politike, trajtuan temat aktuale historike në vendin tonë. Ajo shton se interesimi për historiografinë maqedonase si dhe për temat që lidhin historikisht dhe kulturalisht dy vendet mike, është i madh.
Kjo është pjesëmarrja e parë e vendit tonë në këtë festival të njohur dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës.