Në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar më 19 nëntor (e shtunë), me fillim nga ora 19:00, do të shfaqet premierë shfaqja e baletit “Hirushja” e Sergei Prokofjev.
Produksioni i fundit i baletit i këtij institucioni kombëtar kulturor është një balet bashkëkohor në tri skena të destinuara për të gjitha moshat, me koreografi të të ftuarit nga Serbia, Aleksandar Iliq. Kostumografia është e Katerina Radoshevic Galiq (Kroaci), ndërsa skenografi është Filip Korunovski.
Performojnë Gala Koçevska, Miroslav Mitrashinoviq, Hristina Naçevska, Sasha Eftimova, Marija Josifovska Ristovska, Dragan Koçovski, Andrew Cook dhe Christian Yangos (Angli).
Do të performojnë solistët dhe ansambli i baletit të Operës dhe Baletit Kombëtar.