Hapja e sezonit të ri të koncerteve të Filarmonisë – “80 vjet – Dashuri!”

од admin_kult

Këtë të enjte, me fillim nga ora 20:00, orkestra e Filarmonisë nacionale do të hapë sezonin e ri të koncerteve të titulluar “80 vjet – Dashuri!”. Koncerti i parë titullohet “Zgjimi” dhe si solist do të performojë një nga violinistët më të mirë të skenës muzikore botërore, Barnabash Kelemen nga Hungaria, ndërsa dirigjent do të jetë Benjamin Shvarc nga Izraeli/SHBA.

Programi përfshin koncertin për violinë dhe orkestër nr. 2 nga Bella Bartok dhe fragmente nga baleti “Romeo dhe Zhuljeta” nga Sergej Prokofjev.

Bella Bartok (1881–1945) është një nga kompozitorët më të famshëm hungarez (si pianist dhe etnomuzikolog) dhe një nga kompozitorët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Është një nga themeluesit e etnomuzikologjisë, antropologjisë dhe etnografisë në muzikë. Baleti në tre akte, bazuar në tragjedinë e Shekspirit “Romeo dhe Zhuljeta”, një nga dramat më të bukura dhe më të lexuara në letërsinë botërore, është  histori muzikore lirike për dashurinë tragjike të dy protagonistëve kryesorë, parë nga këndvështrimi specifik i ndjeshmërisë së njohur muzikore të kompozitorit rus Sergej Prokofjev.

Benjamin Shvartc, si dirigjent i ftuar, ka performuar me Filarmoninë mbretërore të Stokholmit, Filarmoninë e Los Anxhelosit, Orkestrën simfonike bbretërore skoceze, Orkestrën simfonike të Tokios, Orkestrën nacionale të Lilit (Francë) dhe shumë të tjerë. Ai gjithashtu ka punuar në produksione operistike në Operën mbretërore suedeze, Operën në Koln, Vajnmar…

Violinisti Barnabash Kelemen pushtoi skenat më të famshme të koncerteve në botë me teknikën dhe dinamikën e tij virtuoze, si dhe me stilin e tij të pasionuar. Kelemen vitet e fundit punon edhe si dirigjent.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе