Ekspozita e madhe retrospektive e punimeve nga koleksioni i përhershëm i “Art Point Gumno” nga fshati Slloeshticë, Demir Hisar, e cila u shfaq në Manastir këtë verë, do të shfaqet në Qendrën Kulturore Rinore (QKK) në Shkup nga 22 nëntori deri më 2 dhjetor.
Hapja do të bëhet në orën 20:00. Për aktivitetet e lëmit artistik do të flasë shkrimtarja, redaktorja dhe përkthyesja e re maqedonase, Juliana Veliçkovska.
Në kuadër të ekspozitës, vizitorët do të mund të shohin 65 piktura, skulptura, fotografi të artistëve nga 20 vende të botës.
Projekti, i cili mbështetet nga Ministria e Kulturës, realizohet në bashkëpunim me QKK-së Shkup.