Gjorgova: Ekspozita “Arti austriak pas vitit 1945” është konfirmim i rëndësisë së politikave kulturore ndërshtetërore

од admin_kult

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Kulturës dhe të Turizmit, Marija Stançevska-Gjorgova, mbrëmë në hamamin e Daut Pashës, në fjalën e saj me rastin e hapjes solemne të ekspozitës “Arti austriak pas vitit 1945”, para artdashësve të shumtë, ekselencave dhe mysafirëve të tjerë, theksoi se kjo do të mbetet një ngjarje e shënuar si konfirmim i historisë së gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe kulturave.

“Ruajtja e marrëdhënieve miqësore ndërmjet kulturës maqedonase dhe austriake është rezultat i përkushtimit të fortë dhe përkushtimit të thellë për mirëkuptim dhe hapje, për ruajtjen e vazhdimësisë në thurjen e marrëdhënieve që shënojnë një traditë, pa dyshim të madhe”, tha Stançevska-Gjorgova, duke theksuar se kjo ngjarje është një konfirmim, pikërisht për rëndësinë e politikave kulturore ndërshtetërore.

Në ekspozitën, e cila organizohet me rastin e 30 viteve të bashkëpunimit diplomatik ndërmjet dy vendeve, Stançevska-Gjorgova theksoi se kjo ekspozitë është shenjë respekti mes dy vendeve, shenjë e mbështetjes së identitetit kulturor të popujve, por edhe lidhje për thellimin e ndërsjellë të marrëdhënieve në shumë nivele.

“Me këtë segment të artit bashkëkohor austriak, veprave dhe autorëve që kanë ushtruar një lloj ndikimi në artin modern evropian dhe ballkanik, ne shënojmë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona”, tha sekretarja  shtetërore e Ministrisë së Kulturës dhe të Turizmit, e cila shtoi se projekte të tilla serioze i japin një cilësi të re ndërtimit të marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje rëndësinë dhe forcën e artit në ndarjen e vlerave evropjane.

Duke theksuar njohuritë e artit bashkëkohor austriak pas vitit 1945, si dhe ndikimin dhe pasqyrimin e këtyre veprave artistike në zhvillimin e jetës politike, shoqërore dhe teknologjike në shekujt 20 dhe 21, Stançevska-Gjorgova theksoi se ekspozita ofron një pasuri të njohurive për ndikimet kulturore dhe potencialin krijues të shprehur në ditët e sotme.

“Ekspozita e përgatitur në këtë mënyrë, me vepra që shënojnë një gamë të gjerë krijimtarie nga periudha e Austrisë së pasluftës e deri më sot, të ruajtura në koleksionet private të artdashësve austriakë, tregojnë përkushtimin dhe dashurinë në kujdesin dhe promovimin trashëgimisë së vet kulturore”, tha Stançevska-Gjorgova, duke theksuar se kjo është një nga hallkat më të rëndësishme, që ndër të tjera, ndërton urën e bashkëpunimit dhe dëshirën për thellimin e lidhjeve kulturore mes dy popujve miq.

Në hapjen zyrtare të ekspozitës në hamamin e Daut-Pashës folën edhe: Maja Nedelkoska-Brzanova,  drejtor u. d. i Galerisë Kombëtare; Martin Pamer, ambasador i Austrisë në vendin tonë; Kristof  Tun-Hoeshtajn, ambasador dhe udhëheqës i Drejtorisë për Bashkëpunim Kulturor në Ministrinë Austriake për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare; Wolfgang Bandion, kurator i ekspozitës, si dhe Vesna Gjorçeva, anëtare e Bordit Drejtues të Shoqërisë së Sigurimeve të Maqedonisë në Shkup, Vienna Insurance Group.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе