Të nderuar,
Derisa po i afrohemi fundit të këtij viti, dua t’ju drejtohem me zemër plot shpresë dhe optimizëm. Qoftë viti 2025 i mbushur me momente të reja frymëzuese dhe shprehje kreative që do të na bashkojnë dhe forcojnë komunitetin tonë.
Në botën e artit, secili prej nesh ka rol për të luajtur – ose ta krijojë ose ta mbështesë atë. U zgjoftë tek ju dashuria për kulturën dhe përpjekjet tona të përbashkëta le të sjellin dritë dhe gëzim në shoqërinë tonë.
Ju ftoj të shijoni programin e institucioneve tona dhe të ndani dashurinë tuaj për artin me familjen dhe miqtë.
Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë vit me sukses, zhvillim dhe ringjallje kulturore!
Me urimet më të mira,
Zoran Llutkov,
Ministër i Kulturës dhe i Turizmit