Të enjten, në orën 20:00, orkestra e Filarmonisë do të mbajë gala koncertin tradicional të Vitit të Ri me titull “Lindja” (bazuar në burimet e arkivit). Dirigjent është Emil Tabakov nga Bullgaria, ndërsa si solist do të performojnë artistët vokalë maqedonas sopranoja Milena Arsovska dhe baritoni Ivan Naumovski.
Në kuadër të programit publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë vepra të Shtraus, Çajkovskit, Leharit, Lumbierit, më pas “Vallëzimi i Amelisë” i Jan Tirsen nga filmi “Fati i mrekullueshëm i Amelie Poulin”, “Vallëzimi i maskaradës” nga Aram Haçaturian. “Vallëzimi për lamtumirë” nga Alfred Shnitke etj.
Premiera “Babai” në Teatrin Veleski
Në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” në Veles sonte për herë të parë do të shfaqet shfaqja “Babai” me skenar të Florian Zeller dhe regji të Nenad Vitanov.
Rolin kryesor të babait Andre e luan aktori Jordan Vitanov, rolin e Anës do ta luajë Maja Lutkov, Pjer do të jetë Zharko Spasovski, Lora nga Slavica Manaskova, bashkëshorti nga Blagojço Stojanov dhe Simona Dimkovska do të luaj në rolin e gruas.
Asistent regjisor është Kristijan Sazdovski, skenën e ka bërë Filip Korunovski, ndërsa kostumografinë e ka bërë Rade Vasilev. Përzgjedhja e muzikës është bërë nga Nenad Vitanov, fotograf i shfaqjes është Danço Stefkov, menaxher teknik është Nikola Ignov, mjeshtër i zërit është Slavço Kotsev, garderoba Juliana Angelovska, dhe rekuizator është Blagoj Iliev.
Kjo është premiera e katërt për këtë vit në Teatrin Veleski.