Forumi i Tretë Ndërkombëtar i Industrive Kreative

од admin_kult

Unioni i shoqatave profesionale maqedonase në industritë kreative, UMPAKI, Shkup, sot (28 nëntor) nga ora 10:00 në kinemanë “Cineplex” organizon Forumin e Tretë ndërkombëtar për industritë kreative me temë “ veprimtaritë sipërmarrëse të qëndrueshme në industritë kreative”.

Industritë kulturore dhe kreative kanë qenë një nga prioritetet e Bashkimit Evropian në vitet e fundit. Në këtë drejtim po ecin edhe politikat e reja strategjike për zhvillimin e kulturës dhe industrive kreative të BE-së. Përkatësisht, qasjet dhe modelet inovative se si veprimtaritë kreative kulturore po bëhen filozofia e re udhëheqëse e shekullit të 21-të në sferën e kulturës.

Në forum, mbi 20 të ftuar nga rajoni dhe Evropa do të diskutojnë për qëndrueshmërinë në industritë kreative, veprimtaritë e qëndrueshme, bizneset e grave, të drejtën e autorit, inovacionin, në mënyrë që të përshpejtohet progresi në këto industri, duke kontribuar kështu në rritjen dhe zhvillimin më të shpejtë ekonomik.

Forumi mbështetet nga Ministria e Kulturës në kuadër të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të cilin e kryeson Republika e Maqedonisë së Veriut që nga 1 korriku i këtij viti.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе