Retrospektiva e filmave të Stole Popovit, fituesit të sivjetmë të çmimit “Objektivi i Artë”, por edhe filmave të tjerë maqedonas do të jenë në fokus të programit të Kinokës për këtë muaj.
Skena e kinemasë vendase do të prezantohet edhe përmes shfaqjes retrospektive të filmave të shkurtër të regjisorëve Koço Nedkov, Darko Markoviq dhe Eleonora Veninova, dokumentarit të ri të Igor Ivanov – “Kohë konkrete”. Po ashtu “Fuçi baroti” i Dejan Dukovskit me regji të Goran Paskaleviqit, si dhe dokumentari “Shkupi 63” i Veljko Bulajiq.
Në Kinotekë këtë muaj është edhe promovimi i filmit të ri me firmën e provokatorit francez të kinemasë, Francoa Ozon.
Në kuadër të programit për këtë muaj, nga data 13 deri më 18 maj, në Kinotekë do të organizohet Java e filmit italian.