Nën moton “Kemi 18 vjet që kërcejmë në skaj!”, të shtunën (9 prill) në orën 20 në skenën e Shtëpisë së ARM-së fillon edicioni i 18-të i „Vallëzimi fest”.
Në hapje do të prezantohen tri shfaqje vallëzimi: shfaqja “Kritika sociale” – Përtëritje e Ligjit për Manipulim nga neni 3 nga paragrafi 1, me koreografi të Boban Ruseski; shfaqja “Rruga kundrejt Hënës”, autorë dhe interpretues të së cilës janë Rade Obradoviq dhe Ana Obradoviq nga Novi Sadi, Serbi; kurse mbrëmja do të përmbyllet me veprën “Zanat dhe demonët”, në koreografi të Boban Ruseskit dhe Jovana Zajkovës.
Në edicionin e këtij viti të„Vallëzimi fest“ janë paraparë shfaqje mysafire të vallëzimeve bashkëkohore nga: Franca,Slovenija,Kosova,SHB si dhe forume, ligjërata dhe punëtori kushtuar kërcimit bashkëkohor.
Festivali do të mbyllet me 20 prill me performancën e kompanisë së vallëzimit me renome „Marta Gream“ nga Njujorku, SHBA ku do të ndahet edhe çmimi „Menada“.
Çmimi do t’i dorëzohet artistet aktuale, drejtoreshës së kompanisë, Xhenet Ajllber.