Vizita nga dhjetë autorë evropianë, dyzet pjesëmarrës maqedonas nga gjenerata të ndryshme, përfaqësues nga shtëpi botuese dhe festivale prestigjioze nga pesë vende nga rajoni do të sjellë festivali “BookStar”, i cili fillon sot me moton (“Please do disturb”).
Festivali është i orientuar drejt sjelljes së përgjegjshme brenda komunitetit, në drejtim të përmirësimit të kushteve sociale dhe gjithëpërfshirjes, si dhe ekologjisë dhe do ta hapë Lidija Dimkovska me fjalim me temën “Me apo pa Please”.
– Motoja e festivalit pasqyrohet në aktivitetet programore, në mënyrë që sjellë autorët të cilët janë të interesuar të rishikojnë problemet sociale dhe t’u përgjigjen atyre përmes veprimit të tyre letrar dhe shoqëror. “Bookstar 2023” është më shumë se ngjarje, është frymëzim për ata që besojnë se tekstet e sotme nxisin ndryshimin, duke ofruar pamje në botë ku fjalët nuk janë më shkronja të shtypura në letër, por thirrje për zgjim- thuhet në njoftim.
Aktiviteti i parë programor i festivalit është ndarja e çmimit “Dargi” për vitin 2023. Ceremonia e ndarjes do të mbahet në Fakultetin Filologjik “Bllazhe Koneski” ndërsa përkthyesit në listën e ngushtë për çmimin janë Lubica Arsovska, Nikolla Gjelinçeski, Ivan Shopov, Anastasia Gjurçinova dhe Zllatko Panzov. Më pas do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet shtëpisë botuese “Antolog” si organizator i çmimit dhe Fakultetit Filologjik si partner, dhe do të ndahet çmimi ndërkombëtar “DRAGI” për përkthimin më domethënës të autorit maqedonas në gjuhë të huaj, do t’i jepet përkthyeses Aleksandra Joanidu për përkthimin e librit “Burri im” të Rumena Buzharovskës në greqisht. Është paralajmëruar edhe prania personale e përkthyesit në këtë ngjarje.
Të pranishmit dhe të ftuarit është paraparë t’i përshëndesë ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, si dhe fjalim nga ambasadori evropian Dejvid Gir, i cili do t’i ndajë çmimin “Bookstar 2023” Nexhat el Haqmi për romanin “Ata do na duan të hënën”.
Disa nga autorët vizitorë janë Nexhat el Haqmi (Spanjë) – fitues i çmimit “Bukstar”, Miljenko Jergović (Kroaci/Bosnjë dhe Hercegovinë), Lidija Dimkovska (Maqedonia e V/Slloveni), Branko Rosiq (Serbi), Drago Gllamuzina (Kroacia), Lucie Faulerova (Republika Çeke), Stefan Hertmans (Belgjikë), Anja Mugerli (Slloveni), Frances Kirps (Luksemburg) dhe Sofi Hana (Mbretëria e Bashkuar).
Festivali do të mbajë panelin e parë mes katër autorëve dhe përkthyesve të tyre, në kuadër të projektit “Prodhuar nga Evropa: Fuqia e diversitetit”.
Në periudhën 2-4 tetor të gjithë do të kenë mundësinë të takojnë autorët.
Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, rrjeti letrar “Traduki”, BE me ty (Eu with You), shtëpia botuese “Antolog” dhe ngjarje individuale nga Qendra Letrare Çeke, Qendra për Letërsinë Flamane, Bashkimi Evropian, Qendra Kulturore Informative e Republikës së Bullgarisë në Shkup dhe ambasadat e Republikës Çeke, Spanjës dhe Belgjikës.