Fillon edicioni jubilar i Ditëve të Komedisë në Kumanovë

од admin_kult

Në Qendrën e Kulturës „Trajko Prokopiev” në Kumanovë sot fillon edicioni i 25-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit „Ditët e Komedisë”. Në repertoar përfshihen 12 shfaqje nga teatrot nga Maqedonia, Serbia, Bullgaria dhe Kroacia.

Festivali do të hapet me shfaqjen „Jetë private” në Teatrin e qytetit në Vinkovci, Kroaci, pasuar me shfaqjet e Teatrit Kombëtar-Shtip me shfaqjen „Vlast”, Stendap komedi nga aktorë nga Kumanova, Teatri Kombëtar „Vojdan Çernodrinski- Prilep me shfaqjen „Po inspektor”, Atelieja 212 Beograd me „Slavna Firence”, Teatri Kombëtar- Manastir, me „Malixhano”, Teatri i Tetovës „Dasma e qytetit të vogël”, Teatri „Impresario” nga Beogradi, „Thirre M për kënaqësi”, Teatri i Strumicës me shfaqjen “Panik në Hotel Palace”, Teatri i Dramës nga Loveç i Bullgarisë, Teatri Kombëtar i Prishtinës me „Fytyrë e dyshimtë”, Teatri i Velesit me shfaqjen „Shërbëtori i dy zotërinjve”, ndërsa festivalin do ta mbyll Teatri i Kumanovës me „Seks dhe gënjeshtra”. 

Risi është se festivali i sivjetshëm ka karakter konkurrues, ndaj një juri profesionistësh do të zgjedhë interpretimet më të mira, aktorin, aktoren, regjisorin, skenografinë dhe kostumografinë.Çmimi „Vasil Iljovski” për vepër jetësore në fushën e komedisë këtë vit shkoi ndaj aktorit Blagoja Çorevski.

Ditët e komedisë do të mbahen nga data 28 shtator deri më 14 tetor, ato realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Kumanovës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе