Edicioni i tretë i Festivalit të Qytetit të Shkupit sot dhe nesër do të mbahet në disa lokacione në Shkup, që mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Qytetit të Shkupit. Festivali sot do të mbahet në QKM, ndërsa nesër në Filarmoni. Koncertet do të fillojnë në orën 20:00.
Në ditën e parë të Festivalit në QKM do të performojë Muhamed Ibrahimi – muzikant maqedonas, kitarist me stil unik. Muzika e tij është fuzion roku, blues dhe ambient, me rrënjë në folklorin ballkanik dhe oriental.
„Kodi 369″ (Code 369) është rok-përbërje maqedonase nga muzikantë më të mirë me përvojë shumëvjeçare. Ata do të promovojnë materialin nga albumi i ri „Stadiumet e dashurisë” (Stages of Love) dhe do të performojnë edhe „Teksas flud”(Texas Flood) – bend arenbi ballkanik dhe evropian nga Beogradi, të udhëhequr nga Nenad Zlatanoviq (Mr. Swagger), legjendë e bluz-skenës.
Nesër në sallën e madhe të Filarmonisë do të performojë Matija Dediq – një nga pianistët kryesorë evropianë, i cili deri tani ka performuar me emra të njohur të muzikës dhe ka nxjerrë dhjetë albume.
Do të performojë edhe kuarteti “Heller / Sasse / Gjakonovski / Kostadinovic” i përbërë nga muzikantë të xhazit që për herë të parë do të performojnë së bashku.