Fillon edicioni i 17-të i FTM “Skupi Festival”

од admin_kult

Në ambientet e Teatrit Shqiptar në Shkup, në mbrëmje, në orën 20:00, fillon edicioni i shtatëmbëdhjetë i FTM “Skupi Festival”, ku do të luhen të gjitha shfaqjet që janë pjesë e programit, nga data 5 deri më 10 tetor.

Festivali, i cili këtë vit do të mbahet nën moton “Shkëlqim në teatër”, do t’i mundësojë publikut të shikojë shfaqje nga Kosova, Turqia, Franca, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, si dhe shfaqjen që do të krijohet përmes punëtorisë me regjisoren Tea Begovska në kuadër të Festivalit.

– Këtë vit publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe ekspozitë me postera nga të 17 edicionet e FTM “Skupi Festival”, e cila do të hapet në ditën e parë të festivalit. Programi i përzgjedhur fillon të enjten më 5 tetor në ora 20:00 dhe ansambli i Teatrit “Oda” nga Prishtina do të performojë me shfaqjen “Arbri”, autor dhe regjisor i së cilës është Lirak Çelaj. Skenografia është e Burim Arifit, ndërkaq aktorët në shfaqje janë Shkumbin Istrefi, Qëndresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Marku, Blend Sadiku – raportojnë nga Festivali.

Festivali ka karakter konkurrues dhe jep çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa këtë vit çmimi do të vendoset nga një juri prej tre anëtarësh Teja Shugareva, regjisore nga Bullgaria; Vjolljca Bekteshi Hamiti, aktore nga Shkupi, Blagica Sekullovska, dramaturge nga Shkupi.

FTM “Skupi Festival” këtë vit përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе