Sot (6 qershor), me fillim nga ora 20:00, Filarmonia do të mbajë koncertin tradicional “Të rinjtë po vijnë”, kushtuar talenteve të reja muzikore nga vendi. Në koncert do të performojnë nxënës të shkollave të muzikës nga Shkupi, Struga, Ohri dhe Manastiri nën dirigjimin e Maestro Angel Spiroski.
Programi përfshin vepra frymëzuese dhe komplekse nga Bach, Dietersdorf, Mercadante, Saint-Saens, Kabalevsky, Von Weber, Schubert, Mozart, Verdi dhe Shostakovich.
“Këto koncerte janë shumë interesante dhe gjithmonë lënë mbresa të forta sepse sjellin energji të re, elan, entuziazëm, frymë rinore dhe paralajmërojnë gjeneratën e re të artistëve muzikorë maqedonas”, thotë Filarmonia.