Këtë të enjte, me fillim nga ora 20:00, Orkestra e Filarmonisë do të mbajë koncertin e parë në pjesën e dytë të sezonit të koncerteve “80 vjet – Dashuri!”. Në koncertin “Fillimi” si solist do të performojë klarinetisti maqedonas Zdravko Angelov, ndërsa dirigjent do të jetë maestro Alfonso Skarano nga Italia.
Programi përfshin poemën simfonike “Nata në kodrën e zhveshur” dhe suitën “Foto nga ekspozita” të Modest Musorgski dhe Sonatën nr.1 për klarinetë dhe orkestër simfonike nga Johanes Brams aranzhuar nga Luçiano Berio.