Festivali Ndërkombëtar juruk u mbajt në Radanje

од admin_kult

Në Radanje, Komuna e Karbincit, Shtipsko, u mbajt Festivali Ndërkombëtar juruk – 2022. Festivali mbahet për të tretin vit, ku marrin pjesë shoqëritë kulturore dhe artistike, të cilat prezantojnë vallet dhe kostumet e tyre popullore.

Në Festival, të pranishmëve iu drejtua këshilltari në kabinetin e Ministrisë së Kulturës, Afet Jashari. Ai theksoi se nga pikëpamja etnologjike festivalet janë domethënëse sepse në këtë mënyrë mbrohen këngët e vjetra arkaike, vallet dhe kostumet popullore.

„Vendbanimi juruk në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pjesë e ngjyrës folklorike dhe për këtë Ministria e Kulturës në vazhdimësi i përkrah zakonet dhe traditën e tyre, duke kontribuar kështu në pasurimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e folklorit në zonat rurale- tha Jashari.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе