Festivali i katërt i letërsisë dhe ilustrimit për fëmijë „Litera” filloi me kamp veror kreativ në Bogdanci. Kampi kreativ veror është lajmërim për personazhin udhëtues të këtij viti të „Litera” si dhe për idenë e decentralizimit të eventeve të festivalit, nëpër disa qytete dhe vendbanime të vendit.
Kampi veror mbahet në ambientet e Punëtorisë Grafike në Bogdanci dhe në të marrin pjesë fëmijë nga mosha 7 deri në 14 vjeç. Përmes ligjëratave interaktive, ata do të njihen me themeluesit e artit bashkëkohor maqedonas, me teknika të ndryshme të artit, si dhe do të punojnë në krijimin e librit me figura nga një ide, përmes tekstit, ilustrimit deri në shtypje dhe realizim përfundimtar. Kampi do të përfundojë me ekspozitë grupore të të gjitha veprave të krijuara.
Pjesëmarrësit e kampit punojnë edhe me artistet Dorotej Neshovski dhe Ana Dimçevska Sofia Semenpeeva-Trajanovska, si dhe me autoren Magde Angova.
Karvani udhëtues „Litera” këtë vit do të vizitojë edhe Valandovën, Gjevgjelinë, si dhe disa fshatra të rajonit të Prespës. Në Festivalin e letërsisë dhe ilustrimit për fëmijë „Dele në kuti” në Pazin të Kroacisë është planifikuar ekspozitë me vepra të ilustruesve bashkëkohorë maqedonas dhe katër autorë aktual do të prezantohen në zemër të Istras në ekspozitë grupore nga 12 deri më 18 shtator.
Mbështetës kryesor i edicionit të sivjetshëm të festivalit është Halkbank SHA Shkup, ndërsa edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Ilustrimit për Fëmijë „Litera” është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës.