Në organizim të Shoqërisë Kulturore Artistike „Pançe Peshev” dhe Qendrës Kulturore Rinore “Kozjak” nga Kumanova nga sot deri të enjten në Kumanovë mbahet Festivali i Tretë Ndërkombëtar Folklorik,
Festivali do të fillojë në ora 18:00 me defile nëpër rrugët e qytetit, ndërsa hapja zyrtare është në ora 19:30 në pllajën përballë Qendrës së Kulturës në Kumanovë. Në tri mbrëmjet e festivalit do të performojnë dhjetë ansamble nga vendi dhe jashtë vendit. Para publikut të Kumanovës do të performojnë mysafirë nga Meksika, Polonia, Sërbia dhe Bullgaria, si dhe ansamble nga Shkupi, Kratova dhe Kumanova.