Të enjten (25 gusht) në Parkun e Poezisë në Strugë do të mbahet edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik „Ura Folklorike”.
Këtë vit, siç njofton organizatori, Qendra e Kulturës „Vëllezërit Miladinovci“, do të performojnë tetë ansamble dhe shoqëri folklorike nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e Ballkanit, të cilat përmes këngëve dhe lojërave do të prezantojnë traditat folklorike dhe veçoritë kulturore të vendeve të tyre.
Festivali „Ura Folklorike” realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.