Shfaqja “Ferri” sipas Dante Aligerit me regji të Dejan Projkovskit dhe dramaturgit të Sasho Dimoskit, e cila u shfaq të shtunën në skenën e Teatrit Kombëtar në Veles “Jordan Haxhi Konstantinov-Xhinot” para një publiku të shumtë, për shkak të interesimit të madhë, do të ketë tri repriza – të enjten më 3 nëntor, të premten dhe të shtunën, njoftoi për MIA, drejtori i Teatrit të Velesit, njëherit edhe dramaturgu i shfaqjes, Sasho Dimoski.
Për këtë shfaqje, së bashku me pjesën teknike në realizim, janë përfshirë 63 persona, dhe përgatitjet kanë nisur në fund të muajit maj dhe përfunduan me premierën. Është e para e programit vjetor të Ministrisë së Kulturës dhe e dyta premiera e Teatrit të Velesit për këtë vit.
Dimoski bën të ditur se kjo dramë është një lexim ndryshe i “Ferrit” të Dante Aligerit.
– Është një shfaqje për hedhjen e dritës së re mbi aspektet skëterrë të errësirës tek secili prej nesh përmes qytetërimit dhe zhvillimit të tij, sqaron Dimoski.
Ai informon se nën regjinë e Dejan Projkovskit, në këtë shfaqje janë shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet dhe potencialet më moderne tekniko-teknologjike të skenës së madhe të teatrit të Velesit. Kjo dëshmon veçantinë e tij në rajon si institucion kombëtar në fushën e artit skenik.
Skenograf është Valentin Svetazarev, kostumograf – Rade Vasilev, kompozitorë – Goran Trajkoski dhe Sashko Kostov, koreografi Olga Pango, lëvizje skenike – Vasil Zafirçev, video Borçe Konzulov dhe grimi Zorica Cvetkovska.
Në shfaqje luajnë rolet: Isidor Jovanovski, Vasil Zafirçev, Keti Borisovska, Faik Mefailoski, Simona Dimkovska etj. Në shfaqje, përveç aktorëve të teatrit të Velesit, marrin pjesë studentë të viteve të fundit ose të diplomuar në Universitetin “ESRA”.
Në një nga dy posterët e shfaqjes “Ferri” shfaqet ish-Shkrirësja e Velesit.
– E keqja ka shumë metafora dhe shfaqet në shumë forma. Ajo që është karakteristikë e Velesit si mjedis kulturor dhe në të kaluarën e tij është shkritorja, prandaj është në një nga dy posterët zyrtarë të shfaqjes, sqaroi Dimoski.
Ndryshe, ekipi i Teatrit Veles është duke punuar në dy premiera të reja, njëra për nëntor dhe tjetra për dhjetor. Në nëntor shfaqet shfaqja “Babai” me regji të Nenad Vitanovit, kurse në dhjetor “Teuta dhe Antigona” projekt autori i regjisorit Dejan Angelov.