Projekti “Laboratori nga e kaluara për të ardhmen: Tregime për Shkollën Verore të Arkitekturës në manastirin e Shën Joakim Osogovskit, 1992 – 2017”, të autorëve: Minas Bakalçev, Mitko Haxhi Pulja, Aleksandar Radevski, Sasha Tasiq dhe Dimitar Papasterevski. , është përfaqësuesi kombëtar i ekspozitës së 18. Ndërkombëtare të arkitekturës në Venecia në vitin 2023, e cila do të mbahet nga 20 maj deri më 26 nëntor vitin e ardhshëm.
Aplikacioni është dorëzuar nga Shoqata për hulumtime të qytetit “Shkupi qyteti i bukur”, dhe bartëse e projektit është Iva Petrunova.
Kuratorë janë arkitektët: Dimitar Krsteski, Aleksandar Petanovski, Darko Draganovski, Marija Petrova dhe Gordan Petrov.
Komisionere është Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Projekti “Laboratori nga e kaluara për të ardhmen: Tregime për Shkollën Verore të Arkitekturës në manastirin e Shën Joakim Osogovskit, 1992 – 2017” është i vetmi projekt i dorëzuar në Konkursin e shpallur për financimin e projektit me interes kombëtar në kulturë nga fusha e veprimtarisë ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ekspozitën e 18-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia në vitin 2023.
Sipas arsyetimit të Komisionit, bëhet fjalë për projekt i konceptuar dhe i argumentuar profesionalisht me mesazh arkitektonik të lexueshëm dhe pasqyron parametrat cilësore të dhënë në Konkurs. Realizimi i projektit, nga ana tjetër, ofron mundësinë e ndërveprimit dhe mundësinë që vizitori të njihet nga afër me projektin dhe në të njëjtën kohë të jetë pjesë e tij.
Projekti korrespondon me temën e dhënë në Bienale, duke kapur paraqitje simbolike të rindërtimit të stilizuar të verandës së manastirit “Shën. Joakim Osogovski”, si shoqatë për punëtorinë, gjegjësisht laborator në të cilin mund të krijohet e ardhmja përmes së kaluarës.
Në arsyetimin e detajuar për projektin, siç theksojnë autorët, thuhet se njohja e laboratorit, pra punëtorisë në funksionimin e Shkollës Verore të Arkitekturës në manastirin “Shën Joakim Osogovski“ 1992-2017 ndër vite ka mundur të zgjerojë kufijtë e arkitekturës në kuptimin teorik dhe praktik. Me pyetjet themelore që i hap si tema të sesioneve të ndryshme dhe në këtë mënyrë ndikon në prirjet gjeopolitike dhe në vend që të ndahet – bashkon, duke lidhur njerëz të ndryshëm, me prejardhje të ndryshme në një vepër të përbashkët. Në atë mënyrë, Shkolla Verore e Arkitekturës, përveç karakterit të saj arkitektonik, pedagogjik dhe estetik, imponon edhe qëndrim social, kulturor dhe etik ndaj botës.
Bienalja e Arkitekturës së Venecias 2023 do të zhvillohet në Xhardini, në Arsenale dhe në lokacione të ndryshme anembanë Venecias. Tema është “Laboratori i së Ardhmes”, kurse kuratore është Leslli Loko – arkitekte, akademike, pedagoge dhe romanciere me renome – e cila në njoftimin e këtij eventi me famë botërore thekson se “arkitektët kanë mundësi unike për të prezantuar ide ambicioze dhe kreative që na ndihmojnë të imagjinojmë një të ardhme të përbashkët më të drejtë dhe më optimiste”.
Leslli Loko është themeluese e Institutit për të ardhmen Afrikane(African Futures Institute), i themeluar në Akra, Gana, në 2020. Në vitin 2015, ajo themeloi Fakultetin e Arkitekturës në Johanesburg. Ajo ka dhënë mësim në Mbretërinë e Bashkurar, SHBA, Evropë, Australi dhe Afrikë.Është fituese e një sërë çmimesh për kontributin e saj në edukimin e arkitekturës.