Me spektaklin muzikor “Aktorët këndojnë”, dje në Manastir është hapur zyrtarisht edicioni i 25-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës.
Ndryshe, në festivalin e sivjetshëm, përveç shfaqjeve nga vendi, publiku do të mund të shikojë monodrama nga Kroacia, Serbia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Armenia, Kazakistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Juria e Festivalit përbëhet nga regjisorja Zoja Buzallkovska, aktorja Biljana Dragiçeviq-Projkovska dhe Nina Mazur, e cila është pjesë e Festivalit për 25 vjet.
Përveç programit zyrtar me 10 monodrama në skena, jashtë programit të festivalit, si çdo vit, është plot përmbajtje. Nga promovimet e librave, memorialet e gjallë dhe xhonglerët përgjatë “Shirok Sokak” dhe DJ set nga artistë të përzgjedhur, për nder të festimit të monodramës.
Festivali i monodramës, i cili do të zgjasë deri më 31 maj, realizohet me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Manastirit.