Teatri i dramës me shfaqjen “Heda Gabler” viziton sot Sarajevën në kuadër të edicionit të festivalit rajonal teatror RUTA.
Në shfaqje luajnë aktorët e Teatrit të dramës në Shkup Sanja Arsovska në rolin e Heda Gabler Tesman, Zoran Llutkov në rolin e gjykatësit Brak, Vlladimir Petroviq në rolin e Jergen Tesman, Deniz Abdullah në rolin e Eilert Levborg dhe Sara Klimoska në rolin e Tea Tesman.
Premiera e “Heda Gabler” ishte më 20 prill, ndërsa vizita në Sarajevë do të jetë shfaqja e pestë dhe prezantimi i parë ndërkombëtar i kësaj shfaqje. Shfaqja është bazuar në tekstin e autorit të njohur Henrik Ibsen. Regjisor është Vasill Hristov ndërsa përshtatjen e kanë bërë Viktorija Rangellova-Petrovska dhe Vasill Hristov. Skenografia është vepër e Vasill Hristovit ndërsa kostumet janë realizuar nga Roze Trajçevska-Ristoska.
Festivali mbahet nga data 24 deri më 29 maj, organizuar nga “Teatri i Odës 55”.