“Epigrafia më afër publikut- seminar i ri në kuadër të projektit “Prometeu”

од admin_kult

Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Maria Stancevska Gjorgova, hapi sot Punëtorinë e dytë në kuadër të projektit “Prometeu”, kushtuar temës që me të drejtë po merr vëmendje gjithnjë e më të madhe – përhapja e trashëgimisë epigrafike dhe zhvillimi i audiencës.

“Projekti “Prometeu” dhe punëtoria e sotme synojnë jo vetëm thellimin e bashkëpunimit profesional midis arkeologëve, historianëve, gjuhëtarëve dhe punonjësve të muzeve, por edhe hapjen e derës për audiencë më të gjerë, për ta bërë epigrafinë të arritshme, të kuptueshme dhe frymëzuese për çdo qytetar”, tha Gjorgova.

Ajo shtoi se Ministria e Kulturës dhe Turizmit e mbështet këtë projekt, i cili bashkë-financohet përmes programit Europa kreative kurse përfaqëson  shembull jashtëzakonisht pozitiv të bashkëpunimit trans-nacional në fushën e epigrafisë digjitale dhe kulturës.

“Ne besojmë se nisma të tilla duhet të jenë nxitje për institucionet e tjera kulturore dhe arsimore në vendin tonë që të përdorin mundësitë e ofruara nga programi Evropa Kreative, me qëllim krijimin e projekteve kulturore të qëndrueshme, inovative dhe me rëndësi ndërkombëtare”, tha Gjorgova.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе