Në organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë, në Durrës u hap ekspozita „Ëndrra nusërie, arkivolet nga Manastiri dhe të Manastirit“, nga themeli i pasur të Institutit dhe muzeut të Manastirit.
Meri Stojanova dhe Nade Genevska-Braçiq janë autoret e ekpozitës që u realizua në bashkëpunim me kryetaren e Bashkësisë së Durrësit, Emirijana Sako dhe me muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Në suaza të ekspozitës u prezentuan kostume dhe arkivole nga fundi i shekullit 18 dhe fillimi i shekullit 19, që nxitën vëmendje të veçantë në publik.
Në fjalimin e tij, ambasadori Danço Markovski, duke potencuar rëndësinë e këtij lloj bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, i thirri nevojës së performancës së përbashkët turistike të të dyja vendeve në tregun ndërkombëtar turistik, që, ndër të tjerash, kanë të bëjnë edhe me „Via Ignacija“- theksohet në publikimin e Ambasadës.
Ekspozita ishte rast edhe për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim mes dy muzeve, që në mënyrë të përshtatshme shënoi edhe Ditën Botërore të muzeve- 18 Maj.