Ekspozita mysafire e Muzeut të viktimave të gjenocidit nga Beogradi, Republika e Serbisë “Dëshmorët e rinj të shenjtë të Jasenovacit në dritën e ringjalljes”, do të hapet sot (16 nëntor) në ora 13:00 në I.N Muzeu i luftës për pavarësi të Maqedonisë.
“Veprat e ekspozuara të autores, e cila është murgeshë dhe jo artiste vizuale e trajnuar, bazohen në tradita ikonografike të përziera me naivën, por përmbajnë edhe lidhje delikate me pikturën realiste sakrale të kishës ortodokse krishtere dhe traditat më të mira të shkollës së pikturës së ikonave”, njofton Muzeu i luftës maqedonase.
Ekspozita organizohet si rezultat i Protokollit të nënshkruar për bashkëpunim ndërmjet Muzeut të viktimave të gjenocidit nga Beogradi, Republika e Serbisë dhe Muzeut të Luftës së Maqedonisë për Pavarësi.
Publiku maqedonas do të ketë mundësinë ta shohë ekspozitën nga data 16 nëntor deri më 15 dhjetor 2023.