Me rastin e 120 vjetorit të lindjes së njërit prej themeluesve të modernizmit maqedonas në artin figurativ, Tomo Vlladimirskit, në mbrëmje në hamamin e Daut Pashës do të hapet ekspozita, e përgatitur nga këshilltarja kuratore Ana Frangovska.
Siç bën të ditur Galeria kombëtare, ekspozita do të qëndrojë në hamamin e Daut Pashës gjatë gjithë muajit. Mbi të janë vendosur rreth 70 punime në teknikën e vajit në pëlhurë dhe dërrasës së fortë, të cilat janë në pronësi të familjes së Vlladimirskit si dhe të një numri të madh të admiruesve të veprës së Vlladimirskit.
Përveç veprave artistike, do të ekspozohet edhe material dokumentar, i cili do të prezantojë personalitetin dhe rëndësinë e Vlladimirskit si dhe një projeksion të veprave të Vlladimirskit në realitet augmentativ gjegjësisht të animuar, e cila do t’i japë vetë projektit, siç u tha, dimension multimedial dhe ndjesi të ndryshme.