Në Qendrën kulturore „Agimet e Bardha ” – Koçan, sot në fillim të orës 18:30 do të mbahet ekspozita e veprave nga kolonia e tridhjetë e pestë e arteve me titull „Shën Joakim Osogovski“.
Për 36 vjetorin e ekzistimit në punën e Kolonisë kanë marrë pjesë mbi 350 artist nga të gjithë kontinentet të cilët kanë lënë vepra mbresëlënëse dhe unike në galerinë e manastirit të cilët mbajnë vulën dhe veçoritë e kulturave të vendeve nga vijnë artistët. Veprat e kolonisë janë të ekspozuara në manastir, me ekspozitë të përhershme, nëpër institucione në qytet, u janë dhuruar piktura institucioneve republikane dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup- informojnë organizatorët.