Në Qendrën Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë në Sofje sot (11 shtator) në ora 18:30 do të hapet ekspozita “Cikli i 19 II” e artistes akademike Hristina Zafirovska.
Në veprat e saj, Zafirovska kombinon mënyra të shumta të shprehjes – objekte me shfaqje koloristike pop-artistike, zgjidhje të sheshta, ku dydimensionaliteti i formave gjeometrike dhe sekuencave individuale bëhen tërësi.
Zafirovska ka realizuar disa projekte individuale, të cilat trajtojnë tema si: fillimi i krijimit, marrëdhëniet ndërpersonale, përmirësimi i të drejtave dhe trajtimit të grave në shoqëri dhe izolimi i detyruar. Ekspozitat e saj janë prezantuar në Gjermani, Francë, Bullgari, Turqi, Nju Jork dhe në shumicën e qyteteve të vendit.