Në qendrën kulturore “Villanov” në Varshavë sot hapet ekspozita e Shoqatës së Artistëve Figurativ të Maqedonisë “Vizatim eksperimental dhe poezi eksperimentale”.
Ekspozita organizohet nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Varshavë dhe u.d ambasadori Ilija Psalltirov me rastin e tridhjetë viteve të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë.
Ekspozita realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve të Maqedonisë, ku tridhjetë poetë kanë shkruar poezi për tridhjetë vizatimet nga ekspozita.