Me rastin e përkujtimit të 60 vjetorit të përmbytjes në Shkup, sot në ambientet e ekspozitës në Muzeun e Çarshisë së Vjetër të Shkupit do të jetë e hapur ekspozita “Kryengritja e bukur e Vardarit” i autores Zoja Bogdanovska, kuratore në Muzeun e qytetit të Shkupit.
– Ekspozita paraqet historinë e përmbytjeve në qytet në tre shekujt e fundit, nga koha kur ato janë regjistruar në burimet e shkruara për Shkupin, dhe theksi është vënë në përmbytjen e ndodhur më 16 nëntorn të vitit 1962. Përveç fotografive të shoqëruara me të dhëna historike, ekspozita është pasuruar edhe me kartolina nga koleksioni i Muzeut të Qytetit të Shkupit.
Në bashkëpunim me Kinematekën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të ekspozitës do të shfaqet filmi dokumentar “Elementi” i vitit 1962, me regji të Branko Gapo dhe Trajçe Popov.