Në sallën e ekspozitës në I.N Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” – Kumanovë sot me fillim nga ora 19:00 do të hapet ekspozita e pikturave nga Konaku ndërkombëtare e pikturës “Gracia – IAN 2022/2023”.
Në ekspozitë do të prezantohen rreth njëzet vepra, të punuara në dy vitet e fundit, nga 17 artistë të mirënjohur – piktorë nga Serbia, Gjermania, Republika Srpska, Bullgaria, Turqia, si dhe nga vendi ynë.
Nikoqir dhe organizator i Konakut të pikturës është Vllajko Stojçevski nga Kumanova, ndërsa koordinator dhe drejtor artistik është piktori i njohur nga Kumanova, Miki Trendafillovski.
Adhuruesit e artit figurativ do të mund ta vizitojnë ekspozitën në tetë ditët e ardhshme.